Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në Berlin, në kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë
Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë disa fotografi nga takimi me kancelarin gjerman, teksa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.
“Mirëmëngjesi dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Përveç Ramës, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Scholz, me të cilin ka biseduar për çështjet aktuale politike dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.