Gjatë ditë së djeshme, në Fushë Kosovë, ka ndodhur një rast dhunë në familje. Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar prindërit e tij, njofton Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.”
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.
“I dyshuari për shkak se ka probleme të shëndetit mendor është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, thotë mes tjerash njoftimi i PK.