Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë të ditur se është formuar Grupi i Gjelbër në Kuvendin e Kosovës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ky do të jetë një grup vullnetar dhe kryetar i saj është ai.
Fushëveprimi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të quajtur Grupi i Gjelbër i Deputetëve është:
- Korniza ligjore e Republikës së Kosovës;
- Agjenda e Gjelbër Evropiane;
- Marrëveshja e Parisit për Klimën;
- Traktati i Glasgow;
- Konferenca e Palëve;
- Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara;
- Ndërlidhja me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare;
- Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm;
- Diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike;
- Konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit.
Tutje, ai ka shtuar se zgjerimi dhe përfshirja e deputetëve të tjerë, do të bëhet sipas interesit dhe paraqitjes së deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës.