Përgjegjësi i Giganet është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka shfrytëzuar pajisje teknologjike dhe programe kompjuterike për të kopjuar përmbajtjen e kanaleve televizive e më pas për t’i transmetuar përmes IPTV-së.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarit për këtë rast është bërë të enjten.
“ Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar tre lokacione, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar tre kompjuter, dy telefona, dy kartela të abonentëve, tre kartela për marrjen e sinjaleve audio si dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në një njoftim të policisë.