Babai i Granit Xhakës takohet me Fadil Nurën dhe Sami Lushtakun në Skenderaj
Babai i Granit Xhakës, Ragipi ka vizituar Komunën e Skenderajt së bashku me Kryesinë e Degës së PDK-së në Zvicër, shkruan Gazeta Enigma.
Xhaka dhe kryesia e degës së PDK-së në Zvicër u pritën nga krerët e Komunës së Skenderajt, kryetari Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku.
“Kënaqësi të mirëpresim në Skenderaj Ragip Xhakën, së bashku me miq të tjerë nga Kryesia e Degës së PDK-së në Zvicër, të cilët na përgëzuan për punët dhe përgjegjësitë tona në kuadër të Komunës së Skenderajt. I falëndëruam për vizitën por edhe për angazhimin e tyre në rritjen e vetëdijes politike në diasporë, përmes angazhimit politik jo vetëm për Kosovën, por edhe për Zvicrën, shkroi Lushtaku.
Tutje, ai e uroi Ragip Xhakën për formën fantastike që po e tregon djali i tij, Graniti me Arsenalin këtë sezon.
“Në fund, meqë Ragipi do të kthehej për vizitë tek Graniti, një urim shumë të veçantë për të, për lojën e bukur dhe rezultatet fantastike që këtë sezonë po tregon tek Arsenali”, përfundoi Lushtaku.