Karim Benzema ishte në humor të mirë teksa u kthye në Madrid me partneren e tij, Jordan Ozuna, pasi fitoi Topin e Artë të hënën në mbrëmje (17 tetor).
Sulmuesi francez mori çmimin prestigjioz për herë të parë në karrierën e tij pasi ndihmoi Real Madridin të fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Partnerja e Benzemas bëri një postim në rrjete sociale për t’i thënë 34-vjeçarit se është krenare me të dhe ndau disa fotografi të çmimit dhe byzylykëve të tyre të Tiffany.
Futbollisti u kurorëzua si fitues pasi ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Ligën e Kampionëve, La Ligën, Super Kupën e Spanjës dhe Super Kupën e Evropës sezonin e kaluar.
Modelja amerikane, e cila dikur punonte si kameriere në Las Vegas, pas ceremonisë ka postuar disa foto në Instagramin e saj.Reklama
Ajo u pa duke u përqafuar me Benzeman në aeroplan teksa ktheheshin në shtëpi në Madrid të hënën në mbrëmje.
32-vjeçarja, e cila ka nënshkruar me disa agjenci modelimi me bazë në ShBA, përfshirë State Management, u pa e veshur me një fustan ‘burgundy’.
Nga ana tjetër, Benzema kishte veshur një kostum të zi me këmishë me jakë – duke tërhequr një ngjashmëri të madhe me veshjen e Tupac Shakur në American Music Awards 1996.
Për më tepër, byzylyku ari që mban në dorë modelja prej 18 karatësh është i mbështjellë me diamante dhe kushton mbi 30 mijë funte për një copë.
Sulmuesi francez është shprehur i lumtur pasi fitoi Topin e Artë të parë në karrierën e tij.Reklama
“Me të vërtetë ndihem krenar për udhëtimin tim këtu. Nuk ishte e lehtë ishte e vështirë. Të jem këtu sot për herë të parë, jam i lumtur, i kënaqur për punën time dhe dua të vazhdoj”.
“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi në Real Madrid dhe Francë dhe trajnerin tim dhe presidentin e Real Madridit që është këtu këtë mbrëmje dhe gjithashtu mbështetjen e Jean-Michel Aulas (presidenti i Lyonit)”.
“Ka shumë njerëz për të falënderuar. Është një çmim individual, por gjithsesi kolektiv për shkak të të gjithë atyre që luajtën një rol në të”, shtoi më tej sulmuesi i Los Blancos.