Suspendohet për katër ndeshje trajneri i njohur kosovar

Suspendohet për katër ndeshje trajneri i njohur kosovar

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në njoftimin e fundit të saj për Vendimet e Komisionit Disiplinor (KD) lidhur me ndeshjet e fundjavës në Ligë të Parë të Kosovës ka bërë të ditur se trajneri i Vjosës është dënuar me mosushtrim të detyrës për katër ndeshje të radhës organizuar nga FFK.

Sipas njoftimit, trajneri Erdin Hashani pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushën e lojës dhe ka vrapuar në drejtim të gjyqtarit kryesor duke e ofenduar dhe sharë në baza familjare. Edhe pas ndëshkimit me karton të kuq, ai ka vazhduar kështu.

Vjosa u mposht nga Kika në xhiron e nëntë të Ligës së Parë Grupi B me rezultat 2-1 si mysafir.

Ndërsa mëposhtë po i sjellim njoftimin e plotë të FFK-së lidhur me rastin.
“Kryetrajnerit të KF ”Vjosa”, Erdin Hashani UEFA B 01166. Pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë në fushën e lojës, ka vrapuar në drejtim të gjyqtarit kryesor, duke e ofenduar dhe sharë në baza familjare. Edhe pas ndëshkimit me karton të kuq, i njëjti ka vazhduar me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raporteve të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kika – Vjosa. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mosushtrim të detyrës për 4 (katër) ndeshje sipas radhës të organizuara nga FFK,” – ka shkruar në Vendimin e KD-së.

Related Articles