Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka mbajtur fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Gërvalla ka kujtuar se Serbia ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë në OKB, dhe kjo sipas saj është e turpshme.
“Serbia nënshkroi marrëveshje me agresorin, Rusinë. Selakoviq e ka bërë këtë gjë. Kjo është e turpshme, e rëndë. Askush nuk do të mendojë që Putin do t’i kërkonte dorës së zgjatur të tij, Serbisë. Kjo marrëveshje përbën nënshtrimin e Serbisë ndaj pushtetit në Kremlin”, tha ajo.
Gërvalla ka përmendur edhe kohën e luftës.
Ajo ka thënë se Serbia ka dashur që Kosovën ta largojë krejtësisht nga harta, mirëpo me luftëtarë trima, me UÇK-në e me të gjithë popullin, Kosova arriti të mbijetojë.
“Serbia ka dashur të na zhdukë nga harta. Me luftëtarët tanë trima, me UÇK-në, me gratë, ne kemi arritur të mbijetojmë në periudhën me të errët. Ata kanë tortuaruar e vrarë të rinjtë tanë, kanë përdhunuar gratë tona. Ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë kur jemi dorëzuar e dëbuar nga vendi ynë, të detyruar të jetojmë në tenda. Kjo e ka bërë të mundur që pas çlirimit të Kosovës, populli ynë ka kërkuar të mijetuarit dhe ka rifilluar jetën menjëherë. Kjo është një mrekulli e fitores së civilizimit mbi barbarinë. Kjo mrekulli vazhdon të jetë e tillë. Nuk ka vend më pro-evropian dhe pro-NATO se Kosova. Ka shumë gjëra për t’u bërë, por e kemi dëshmuar që mund ta bëjmë. Kemi tejkaluar vështirësi edhe më të rënda, por s’kemi humbur asnjëherë besimin. Kosova është aset edhe për botën e Evropën. Populli ynë për këtë e kërkon të ardhmen plot optimizën e shpresë”, tha ajo