Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sot ka kërkuar që të rishikohet misioni i UNMIK-ut në Kosovë.
Ai në seancën e sotme ka thënë se rrethanat e sotme janë të papara ndonjëherë.
Gjithashtu, ai shtoi se Kosova duhet të përgëzohet për punën në sundimin e ligjit.
“Në përgëzojmë Kosovën për punën në sundimin e ligjit. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet jetik. Tani është çasti për të dy palët që të angazhohen në dialog dhe t’i shmangen retorikave që nuk çojnë drejt marrëveshjeve. Progresi i Raportit, shembull marrëveshja për energji është e mirëseardhur dhe vendimi për marrëveshjen dhe targat dhe ID-të s’duhet të përdoret si arsye për dhunë dhe bllokim. UNMIK ka luajtur rol të mirë në zbatimin e rezolutës 1244 dhe kushtet në terren janë ato që nuk njihen që nga 1999 dhe duhet të bëhet një rishikim i plotë i misionit të OKB-së”, tha ai.