Presidentja Osmani: Angazhimi i SHBA-së në Kosovë e në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistencial

Presidentja Osmani: Angazhimi i SHBA-së në Kosovë e në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistencial

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me emisarin Gabriel Escobar ka thënë se angazhimi i SHBA-së në Kosovë e në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistencial.

“Për ne është e rëndësishme rruga euroatlantike. Shpreha angazhimin tonë ndaj synimeve tona të përbashkëta në këtë kohë të vështirë në kontinentin tonë. Disktuam edhe nevojën për të ecur përpara në procesin e dialogut. Kam ritheksuar se Kosova është dhe ka qenë pala konstruktive në këtë procesdhe është e gatshme të rris intenfiskimin në këtë proces”, ka thënë Osmani.

Osmani, ka deklaruar se Serbia jo vetëm që ka refuzuar ti shuaj strukturat kriminale por i ka mbështetur financiarisht.

“Vizita e Escobarit ka kontribuuar në drejtimin e çështjeve që janë në interes të përbashkët”, ka thënë ajo.

“Vetëm bashkëpunimi dhe koordinimi mund t’i garantojë Kosovës suksese të mëtejme, ka shtuar Osmani.

Related Articles