Pesë persona janë arrestuar të marten gjatë një aksioni policor kundër fajdesë në Gjakovë.
Një ditë më pas, Prokuroria Themelore ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.
Dje u njoftua po ashtu se edhe dy persona janë të shpallur në kërkim.
Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, pesë armë, USB-ja, telefona, dokumente, kontrata, regjistra, para dhe prova tjera, ku dyshohet se janë të përfituara me kryerjen e veprës penale të fajdesë.
Në aksion kanë marrë pjesë 90 zyrtarë policorë.
Përpos Drejtorisë Rajonale të Gjakovës, ky aksion u asistua edhe nga ajo e Prizrenit dhe Pejës, njofton Prokuroria Themelore e Gjakovës.
Gjatë ditës së djeshme Klan Kosova ka raportuar në lidhje me rastin në fjalë.