Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen prej orës 13:30, mirëpo çështja e dy kryetarëve të Listës Guxo nuk është në rend dite.
Në medie u raportua ditë më parë se Partia GUXO do të shkojë sërish në një kuvend të brendshëm zgjedhor për zgjedhjen e lidershipit të saj.
Kuvendi i kësaj partie, i datës 7 shtator 2022 në Pristhinë, siç raportuan mediet ishte zhvilluar jashtë rregullave që përcaktohen në rregulloret e brendshme të KQZ-së për regjistrimin dhe çertifikimin e partive politike.
Në raportin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Çertifikim të KQZ-së, të siguruar nga Gazeta 10, konstatohen një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo.
Vërejtja më e madhe e raportit është tek votimi dhe zgjedhja e dy Kryetarëve të partisë Guxo. Madje sipas monitoruesve, kjo çështje u shtruar si shqetësim edhe nga disa pjesëmarrës por Donika Gërvalla arsyetoi se ka shembuj të tillë të partive me dy kryetarë edhe në Gjermani.
Në raport, thuhet se me datën 13 shtator 2022, përfaqësuesi i partisë politike GUXO ka dorëzuar në Zyrë materialet nga Kuvendi, dhe tek pjesa e njoftimit të ndryshimeve, në pjesën ku duhet të nënshkruhet Kryetari, është nënshkruar Faton Peci.
Mirëpo në mbledhjen e sotme kjo çështje nuk është në rend dite.
Më poshtë gjeni rendin e ditës:
Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 26/2022
Aktivitetet e ZRPPC-së:
1.Rekomandim për pezullim të partisë politike “Ujedinjena Stranka Bošnjaka”
Raport i Këshillave të KQZ-së:
1.Këshilli për Personel
1.1. Njoftim lidhur me pozitat e lira në SKQZ
1.2. Rekomandim lidhur me ri sistemimin e drejtorit aktual të ZRPPC-së në SKQZ
1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Nr.01/2022, për procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorit të zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike
2.Këshilli për Çështje Ligjore:
1.1.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të Kuvendit Komunal në Podujevë.
1.2.Shqyrtimi dhe miratimi i Udhëzimit Administrativ Nr.xx/2022 për Menaxhimin e Pasurive jo Financiare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
3.Këshilli për Buxhet dhe Financa
3.1.Njoftimi me Qarkoren buxhetore 2023/02 dhe buxhetin e KQZ-së për vitin 2023;
3.2.Shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Departamentit të Teknologjisë Informative
3.3.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit nëntëmujor financiar për periudhën 1 Janar – 30 shtator 2022
3.4.Shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit për punëtorinë “Identifikimi i Shtyllave dhe Synimeve Strategjike”
4.Këshilli për Operacione Zgjedhore;
4.1.Shqyrtimi dhe miratimi i Analiza gjinore dhe moshës së lidershipit të partive politike 2017-2021
4.2.Shqyrtimi dhe miratimi i draft projekti “Punëtoria për përmirësimin e Listës së Votuesve”
6.Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës së Sekretariatit të ish Asociacionit të zyrtarëve zgjedhor Europian
7.Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës së “Transparency International”
8.Të ndryshme.