Prishtina rikthen rezultatin në sekondat e fundit në derbin ndaj Dritës, Malisheva e ‘poshtëron’ Ferizajn

Prishtina rikthen rezultatin në sekondat e fundit në derbin ndaj Dritës, Malisheva e ‘poshtëron’ Ferizajn

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka triumfuar në derbi ndaj Dritës.

Kryeqytetasit fituan minimalisht me rezultat 1 me 2, pas një përmbysje të jashtëzakonshme në minutat e fundit.

Fillimisht Balde i dha avantazhin skuadrës vendase, por me dy gola në fund të ndeshjes nga Shafiti dhe Kryeziu, Prishtina arriti të sigurojë fitoren e madhe.

Skuadra e Ardian Nuhiut luajti me një lojtar më pak nga minuta e 60-të, kjo sepse Rron Broja u përjashtua pas një ndërhyrje të ashpër.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka fituar me spekaktël të jashtëzakonshëm ndaj Ferizajt.

Mysafirët fituan me rezultat 0 me 6, atje ku dhuruan një paraqitje shumë pozitive.

Related Articles