Borussia Dortmund fitoi si mysafir i Hannover me rezultat 2-0 në kuadër të Kupës së Gjermanisë, për të kaluar në 1/8 e kësaj gare.
Ndeshja nisi shumë mirë për milionerët që shënuan që në rastin e parë.
Në të vërtet ishte një autogol i shënuar nga Bright Akwo Arrey-Mbi në minutën e 11-të për 1-0.
Edhe pse kishte shumë raste në këtë përballje, goli i dytë në ndeshje erdhi në pjesën e dytë.
Jude Bellingham ishte ai që shënoi nga pika e bardhë për 2-0 në minutën e 71-t.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Borussia Dortmund kaloi tutje.