Drejtori i Dritës, Valon Zymberi dënohet nga Komisioni Disiplinor pasi i kishte fyer gjyqtarët pas përfundimit të ndeshjes Dukagjini – Drita
Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi është dënuar me gjobë prej 500 eurove nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Federata e Futbollit e Kosovës sot ka njoftuar për vendimet e reja që janë marrë nga Komisioni Disiplinor, raporton Gazeta Enigma.
Valon Zymberi është dënuar pasi pas ndeshjes ndaj Dukagjinit të cilën Drita e fitoi me rezultat 0-1, i kishte fyer gjyqtarët e ndeshjes.
Njoftimi i plotë:
“Drejtori sportiv të FC ”Drita”, Valon Zymberi, ID.013299M84. Pas përfundimit të ndeshjes është futur në fushën e lojës në drejtim të referëve të ndeshjes, të cilët po shkonin drejt zhveshtoreve, i kishte fyer dhe ofenduar ata duke ju thënë: ”Lidhje me referim nuk keni, të gjithë jeni lloma, bërllog e skllotë e keni ba, s’po ju vjen marre, juve ju kanë dërgu me direktiva”. Në këtë ndeshje i njejti nuk ka qenë i evidentuar në protokolin zyrtar, ndërkaq është recidivist i ofendimeve të tilla. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjni-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) . (Recedivist)”.