Një person është gjetur i shtrirë në tokë në Prishtinë në rrugën “Nezir Gashi”.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i njëjti është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë.
“Rr. Nezir Gashi, Prishtinë 21.10.2022 – 07:37. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë. Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.