Xhudistja Laurina Gashi, stoliset me medaljen e artë në Kupën Evropiane U18

Xhudistja Laurina Gashi, stoliset me medaljen e artë në Kupën Evropiane U18

Kosova është paraqitur me një garuese, Laurina Gashin, në Kupën Evropiane U18 (kadetë) në Riga të Letonisë, por kjo e fundit ka nderuar vendin tonë duke e fituar medaljen e artë. 

Në këtë garë po marrin pjesë 15 shtete dhe 190 garues.

Laurina Gashi (-52kg) ka shkëlqyer më tani në këtë garë të xhudos për kadetë, duke marr tri fitore për tu stolisur me të artën.

Në gjysmëfinale xhudistja pejane shënoi fitore ndaj ukrainases Mariia Vasiuta, duke mos e diskutuar për asnjë moment fitore.

Në finale të garës Laurina Gashi kishte punë me lituanen, Rugile Marozaite, ku e mposhti me ‘Ippon’ për ta fituar meçin.

Laurina për trajner ka Dukagjinin Gashin, i cili ka bërë punë të madhe më xhudisten e re që është një nga shpresat e Kosovës.

Frytet e punës së madhe të trajnerit vetëm kanë filluar të vijnë me medalje të arta.

Related Articles