Bislimi pret homologen malazeze, diskutojnë për Procesin e Berlinit

Bislimi pret homologen malazeze, diskutojnë për Procesin e Berlinit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Jovana Maroviq.

Palët diskutuan mbi fillimin e ri të Procesit të Berlinit dhe rolit të tij në rritjen e bashkëpunimit rajonal, për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ndarjen e përvojave të secilës palë në këtë proces, përkushtimin e plotë, rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit si partnerë rajonal.

U përmend sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër fokuset e dy shteteve në avancimin e tyre drejt vlerave dhe standardeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, u diskutua mbi modelet e përfshirjes dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile, në proceset e integrimit evropian.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Maroviq u shpreh mirënjohëse për mikpritjen, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.​

Related Articles