Gjykata e dënon me 10 muaj burgim ish-gjyqtarin Kolë Puka për shpërlarje parash

Gjykata e dënon me 10 muaj burgim ish-gjyqtarin Kolë Puka për shpërlarje parash

I akuzuari për shpëlarje parash, ish-gjyqatri Kolë Puka është shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës, të hënën.

Gjykata në Prishtinë e ka gjetur fajtor Pukën dhe i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 10 muaj, si dhe dënim me gjobë  prej 2 mijë euro. Gjithashtu atij dënim plotësues gjykata ka shqiptuar konfiskimin e shtëpisë me të dhëna si në shkresat e lëndës.

Prokuroria po e ngarkonte Pukën për veprën penale shpëlarje parash.

Sipas aktit akuzës, Kolë Puka është marrë me aktivitete kriminale duke fituar në mënyrë të kundërligjshme mjete financiare me shuma milionëshe nga periudha kohore 2002 deri më 2009, e krejt kjo duke e shfrytëzuar pozitën e tij si gjyqtar në Gjykatën komunale në Klinë.

Sipas aktakuzës së ngritur në vitin 2014, Puka duke e ditur se pasuria e fituar ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal me qëllim që të njëjtën pasuri ta fshehë, ta konvertojë, ta transferojë apo maskimin e natyrës  se burimit, me këto mjete financiare kishte blerë patundshmëri, një shtëpi dy-katëshe me 500 m2 në fshatin Çagllavicë në vlerë prej 35.000.00 euro.

Tutje në aktin akuzues, thuhet që më qëllim që Kolë Puka t’i fshehë sa më shumë gjurmët lidhur me këtë patundshmëri në bashkëpunim me prindin e tij Z.P. (tashmë i ndjerë) këtë patundshmëri Kola e kishte evidentuar në emër të të atit të tij, gjoja se i ati i Kolës e kishte blerë edhe pse i njëjti faktikisht nuk e kishte blerë pasi që nuk ka pas mundësi materiale.

Me këto veprime të dy akuzoheshin në bashkë kryerje për shpërlaje të parash, por procedura penale ka pushuar ndaj të atit të Kolë Pukës pasi që i njëjti ka vdekur.

Tutje Puka akuzohet se me qëllim të fshehjes së pasurisë së përfituar nga aktiviteti kriminal të cekura si më lart, me datë 08.06.2007 ka blerë një banesë me sipërfaqe prej 26m2 në Pejë, të njëjtën banesë me datë 09.10.2007 ja kishte shitur J.A. në shumën prej 8.000 euro.

Më datë 20.02.2007 Kolë Puka kishte blerë banesë nga B.A. me vlerë prej 38.000.00 euro (8  mijë uro është llogarit banesa të cilën ja kishte shitur J.A. ndërsa 30 mijë euro i ka dhënë të holla).

I pandehuri duke dashur që ta maskojë dhe fsheh burmin e mjeteve financiare të përfituara nga aktivitetet kriminale të njëjtën patundshmëri të cekur si më lart ja ka shitur K.D. me vlerë rreth 30.000.00.

E me këto veprime i njëjti, sipas gjykatës ka kryer veprën penale shpëlarje parash nga Ligji për parandalimin dhe financimin e terrorizmit.

Related Articles