Ri-emërimin e Ivica Daçiç për ministër të punëve të jashtme, ish-zv/kryeministri serb, Zarko Koraç e sheh në funskion të nënshkrimit “të marrëveshjeve të vështira”.
Për atë që presidenti serb e paraqet si lajtmotiv në çdo performancë publike se “Serbinë e presin vendime të vështira”, Koraç thotë se këtu futet Daçiç. Veçanërisht, thotë ai, një marrëveshje në lidhje me Kosovën.
Shumica prej tyre (vendimeve) do të nënshkruhen nga Daçiç”, vlerësoi Koraç, i cili ishte zv/kryeministër në kohën kur Zoran Gjingjiç qeveriste me Serbinë.
“Dhe kështu, ministri ynë i ri i vjetër i punëve të jashtme do të zbulojë se mbase nënshkrimi i sanksioneve kundër Rusisë dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën dhemb më pak se ç’ka menduar”, konkludoi ai.