Qytetarët e pakicës serbe në Kosovë që nga mëngjesi i sotëm kanë marrë mesazhe nga Policia e Kosovës me thirrje që të riregjistrojnë veturat e tyre nga targat serbe në RKS.
Ka mbetur edhe më pak se një javë deri në përfundimin e afatit për riregjistrimin e automjeteve për serbët e Kosovës dhe që nga mëngjesi i sotëm MPB-ja e Kosovës ka nisur aksionin ku u bën thirrje serbëve që të riregjistrojnë veturat e tyre me targa të Kosovës.
Ajo që disa qytetarë kanë dërguar në portalin serb “Kosovoonline” janë regjistrime identike të mesazheve ku ftohen të riregjistrojnë automjetet e tyre deri më 31 tetor 2022.
“Regjistroni automjetet tuaja në RKS, me përfitime financiare dhe procedurale deri më 31 tetor 2022. Kudo pa marrë parasysh vendbanimin tuaj”, thuhet në mesazhin e nënshkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.