Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ministrin e Shkencës dhe Edukimit të Kroacisë, Radovan Fuchs.
Palët biseduan mbi fokuset kryesore të dy qeverive, ku Kosova është e interesuar të bashkëpunojë me Kroacinë dhe të marrë shembujt më të mirë në fusha të ndryshme. Një nga to, është dhe reformat dhe politikat arsimore, me theks të veçantë në rritjen e cilësisë në edukim.
Marrëdhëniet bilaterale dhe partneriteti i ngushtë mes Kosovës dhe Kroacisë vijojnë të thellohen. U diskutua mbi projekte konkrete me interes të përbashkët, të cilat mund të realizohen mes dy vendeve tona dhe ku përfituesit kryesorë do të jenë qytetarët.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ministrin Fuchs për vizitën, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i uroi vizitë të frytshme në vijim në Kosovë.