Kryetrajneri i SC Gjilanit, Zekirija Ramadani, nuk e udhëhoqi skuadrën në përballje ndaj Trepçës ’89.
Në media u raportua se Ramadani ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, shkruan Gazeta Enigma.
Tashmë klubi gjilanas ka lëshuar një komunikatë mbi gjendjen e trajnerit shkupjan.
Sipas SC Gjilanit, Ramadani ka qenë i helmuar dhe pas marrjes së terapisë gjendja e tij është shumë e mirë.
Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: /Gazeta Enigma/