Biseda mes dy shoqeve u bë shkas që njëra nga to ta marrë një vendim jo të lehtë.
15 vjeçarja nga fshati Vrellë në Istog vendosi që të mos e mbajë më sekret një rast që i kishte ndodhur në shtator të vitit të kaluar.
Axha i saj me inicialet I.M, 39 vjeçar dyshohet se dhunoi të miturën.Këtë ngjarje që i ndodhi, 15 vjeçarja e ndau me shoqen e saj gjersa po bisedonin për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Krejt kjo situatë ishte e papranueshme për familjen e 15-vjeçares.
Për dallim nga shoqëria e saj, familja nuk ishte shtysë për raportimin e kësaj ngjarjeje, përkundrazi, planifikonin ta ndalnin nga shkolla.
Megjithatë e mitura tani është në gjendje të mirë dhe vazhdon shkollimin.
Ndërsa ndaj të dyshuarit janë marrë masa.
Por, paraprakisht, 39-vjeçari i është nënshtruar një operacioni.
Në Istog para 4 ditësh një vajzë ka denoncuar dajën e saj i cili po ashtu dyshohet ta ketë dhunuar të miturën.