E mrekullueshme, Haller rikthehet në stërvitje me Ajaxin pas tre muajve që u diagnostikua me kancer në testikuj

E mrekullueshme, Haller rikthehet në stërvitje me Ajaxin pas tre muajve që u diagnostikua me kancer në testikuj

 Trajneri i Ajaxit, Alfred Schreuder ka konfirmuar se sulmuesi Sebastien Haller është rikthyer në stërvitje me klubin vetëm tre muaj pas diagnostikimit me kancer në testikuj, raporton Gazeta Enigma.

Alfred Schreuder në konferencë për media para takimit ndaj Liverpoolit konfirmoi se Haller i kishte pyetur klubin nesë mund të stërvitej me klubin pasi është duke e kryer kurimin e tij në Holandë, përcjellë Gazeta Enigma.

“Ai na pyeti nëse mund të vij të stërvis te ne pasi rehabilitimi i tij është duke u kryer këtu”, ka konfirmuar Schreuder.

Kurimi i Hallerit është impresiv vetëm tre muaj pasi u diagnostikua me kancer në testikuj.

28-vjeçari pati një sezon fantastik me Ajaxin duke i shënuar 34 gola në të gjitha garat duke bërë që t’i bashkohet Borussia Dortmundit për 31 minilionë euro./GAZETA ENIGMA/

Related Articles