Afera 150 mijë €, Ish-kryeprokurori: Jam në Gjermani për kontrolla

Afera 150 mijë €, Ish-kryeprokurori: Jam në Gjermani për kontrolla

Ish Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, i cili në bazë të hulumtimit të kallxo.com, pretendohet se u përfshi në një aferë, duke i kërkuar një biznesmeni 150 mijë euro, përmes sekserëve, në mënyrë që të ndikonte në lëndët që biznesmeni i kishte në Gjykatë.

Hulumtimi i kallxo, ka njxerrur disa audio dhe video në të cilat shihet tashmë avokati Haxhi Dërguti, teksa fliste me një biznesmen për 150 mijë euro, që pretendohet se i ka marrë Dërguti.

Në lidhje me këtë rast, ende nuk ka ndonjë veprim konkret të Prokurorisë, derisa vet Dërguti, i ka thënë RTV Dukagjinit, se është në Gjermani, për disa kontrolla.

“Jo se nuk jam për momentin në Kosovë. I kam disa kontrolle në Gjermani”.

I pyetur nëse e ka kontaktuar Prokuroria, ai ka thënë se nuk di gjë.

“Kurrgjë nuk di, nuk kam lidhje me këtë punë, dal me komunikatë për këtë punë, dëgjomë”, ka deklaruar Dërguti.

Kujtojmë se arrestimin e Dërgutit dhe të tjerëve, që u përfshinë në këtë skandal, e kërkoi edhe ministrja Haxhiu.

Related Articles