Atletico Madridi dhe Bayer Leverkuseni i kanë bërë shërbim Portos gjatë barazimit (2-2) të tyre në ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore në Lugën e Kampionëve që u zhvillua në Wanda Metropolitano.
Adam Hlozek e pasoi topin drejt Moussa Diaby, i cili e pranoi asistimin në zonë dhe reagoi shpejt për ta dërguar në rrjetë (9’).
Nuk vonoi reagimi i vendasve, kur Antoine Griezmann dërgoi një top drejt Yannick Carrascos që e barazoi rezultatin (22’).
Megjithatë, Callum Hudson-Odoi (29’) u kujdes që ekipi gjerman të shkonte në pushim me epërsi. Asistues ishte Nadiem Amiri.
Në gjysmën e dytë, Los Rojiblancos u rikthyen për ta barazuar përsëri rezultatin me golin e Rodrigo de Paul (50’) që kombinoi me Carrascon.Reklama
Falë këtij barazimi, edhe Atletico Madridi edhe Bayer Leverkuseni mbeten jashtë Ligës së Kampionëve, ndërsa në fazën e eliminimit direkt, krahas Club Brugge nga Grupi B është kualifikuar edhe Porto.
Skuadra spanjolle dhe ajo gjermane kanë nga katër, respektivisht tri pikë dhe në xhiron e fundit do të vendoset se cila do të luajë në Ligën e Evropës.