Von der Leyen mbërrin në Prishtinë, pritet nga Osmani

Von der Leyen mbërrin në Prishtinë, pritet nga Osmani

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Prishtinë.

Ajo është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën pas takimit do të mbajnë konferencë për media.

Pos Osmanit, Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë pas Prishtinës, presidentja e KE-së, do të udhëtojë drejt Tiranës.

Related Articles