Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë 21 raste aktive me coronavirus në Kosovë.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara është shëruar një person, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,202.
Ministria bën të ditur po ashtu se në 24 orët e kaluara janë vaksinuar shtatë persona, ndërkaq nga fillimi i procesit janë dhënë 1,836,512 doza të vaksinës.