Haradinaj në Austri, ndan medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” për disa bashkëluftëtarë e familjarë dëshmorësh

Haradinaj në Austri, ndan medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” për disa bashkëluftëtarë e familjarë dëshmorësh

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar në Linz të Austrisë, ku ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”, për disa bashkëluftëtarë, familjarë dëshmorësh dhe aktivistë të AAK-së.

Ai ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit atje, ka vizituar edhe disa biznese, klube e shoqata të shqiptarëve.

“Kam takuar gjithashtu Kolonel Pfil Günther Rosenitz, Drejtor Gjeneral i Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë, zv. president i Institutit për Studime të Evropës Juglindore, njëherësh profesor në Bazën Ushtarake Amerikane në Granisch. Po ashtu kam takuar bashkëluftëtarin Nazmi Kastrati dhe kam shijuar dreken në hapësirat e Shoqatës “Dardania” udhëhequr nga Mehdi Prushi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related Articles