Federico Roccio, është njëri prej tifozëve më i flaktë i fut bollit. Ai deri më tani ka vizituar 642 stadiume në 46 shtete të ndryshme të botës
Destinacioni i fundit i Roccios ishte Kosova, më saktësisht qyteti i Klinës.
Më 23 tetor, ai ishte i pranishëm në stadiumin “18 Qershori”, ku përcolli nga afër ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ballkanit.
Se sa i pasionuar është pas futbollit Roccio, më së miri e dëshmon edhe fakti që ai i kishte propozuar të dashurës së tij, Eleonoras, në stadiumin “San Siro”.