Kanë përfunduar pjesët e para në dy duelet përmbyllëse të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi është në avantazh 4:1 kundër Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Epërsia e llapjanëve ka mundur të jetë edhe më e thellë sikur goditja e fuqishme e Alidemës të përfundonte në rrjetë dhe jo në shtyllë në minutën e 20-të.
Në takimin tjetër në Anamoravë, Gjilani dhe Dukagjini kanë shkuar në pushim me barazim 0:0.