Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se duke filluar që nga e hëna, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët kudo në Kosovë me vaksinën kundër gripit sezonal.
MSH-ja ka bërë të ditur se kjo vaksinë jepet për të krijuar imunitet përpara se viruset të përhapen në dimër, kurse të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna duhet ta marrin këtë vaksinë.
“Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal. Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit.
Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar”, ka njoftuar MSH.