Arsenali ka shënuar fitore të thellë në takimin e javës së 14-të në Premierligë kundër Nottingham Forestit.
“Topçinjtë” triumfuan 5:0 ndaj Nottingham Forestit në “Emirates Stadium” në Londër.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u aktivizua nga minuta e parë për t’u zëvendësuar në minutën e 78-të.
Arsenali rikthehet në pozitën e parë me 31 pikë. Nottingham Forest mbetet i fundit me nëntë pikë.
/Gazeta Enigma/