Një person ka vdekur pasi është goditur nga vetura.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën Bardh i madh- Drenas.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshirë një këmbësor dhe një veurë në lëvizje.
Ajo theksoise si pasojë e lëndimeve të rënda, viktima nuk ka arritur të përballojë plagët.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i Madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku” – tha Ahmeti.