Pak fjalë për draftin franko-gjerman (VIDEO)

Pak fjalë për draftin franko-gjerman (VIDEO)

Fizikisht nuk arriti të shkojë. Por, virtualisht nga Prishtina, i dyti i qeverisë kosovare në Forumin e Sigurisë në Beograd, foli për një temë pikëpyetjet rreth të cilës pak a hiç janë hequr në Kosovë.

Për audiencën në kryeqendrën e Serbisë, Besnik Bislimi, e pranoi për herë të parë që plani franko-gjerman, i afrohet më shumë qëndrimit serb, meqë nuk paraqet marrëveshje përfundimtare dhe s’përmban njohje reciproke në këtë fazë.

Detaje të tilla nga një zyrtar shtetëror i Kosovës, profesori universitar, Abit Hoxha, vlerëson se është dashur të zbulohen brenda vendit.

Propozimi i dy super-fuqive evropiane, ishte përmendur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, të cilin fillimisht e mohoi kryeministri, Albin Kurti.

Emisari amerikan për dialogun, paralajmëroi se detajet e këtij plani që ShBA e përkrahë,  mund të publikohen së shpejti.

Related Articles