Qeveria e Kosovës ka derdhur në xhirollogaritë e policëve pagat e muajit tetor.
Megjithatë, aty nuk figurojnë edhe shtesat prej 100 euro.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë.
“Sa e kom pa unë listën e pagave, deri më tani janë ekzekutuar vetëm pagat, ndërsa shtesat nuk kanë dalë. Kanë pasë me dalë 100 euro. Pra shtesat e shtatorit dhe tetorit bashkë”, ka deklaruar Zeriqi për Enigmën.
Ministri i Financave, Hekuran Murati pati thënë se shtesat nuk do të dalin bashkë me pagën në muajin shtator për shkak se tashmë pagat janë procesuar, por në muajin tetor në formë retroaktive do t’i marrin shtesat e muajit shtator dhe të muajit tetor.
Këto mjete ishin paraparë të ndahen në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë nga Qeveria.