Nga data 1 nëntor, Policia e Kosovës do të nisë t’u japë masa të qortimit personave që vozisin automjete me targa ilegale.
Drejtori i iniciativës së mbijetesës serbe, Aleksandar Arsenijeviq, ka thënë se shqiptimi i masës së qortimit nuk paraqet problem për qytetarët serbë, por sipas tij, shqiptimi i gjobave mund të shkaktojë trazira.
Në një lidhje direkte në Speciale të Klan Kosovës, ai ka thënë se në momentin që të shqiptohet gjoba e parë, ai vetë do t’i heqë targat RKS për t’u solidarizuar me qytetarët serbë.
“Ky është vetëm një ndryshim kozmetik, qytetarët momentalisht nuk po shohin ndonjë pengesë”.
“Atë që ne nuk e përkrahim është dënimi i qytetarëve – ata kanë presion nga të dyja anët”.
“Dënimi i parë që do të shqiptohet, unë personalisht do t’i heq targat e mia RKS”.