Skënder Sadiku, aktivisti shqiptar në veri, ka folur në prag të hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat.
Sadiku ka thënë se sot ka qenë një ditë e qetë, teksa shpreson se kështu do të jetë edhe në ditët e tjera, njofton Klankosova.tv.
Ai shtoi se në vend se të bisedohet për tema të tjera në veri, po bëhet fjalë për gjëra të tjera. Kjo, sipas tij, po afekton te qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në veri.
“Ka disa kohë që kam pritur që të arrihet një marrëveshje që jetësisht u duhet po mendoj banorëve pa dallim etnie në pjesën veriore, të gjitha komunat që frekuentojnë në veriun e Kosovës”, ka thënë Sadiku.
“Prej këtyre zgjedhjeve më të këqija, kjo zgjidhje e ka shtensionuar situatën, fatmirësisht nuk ka trazira, është një ditë e qetë, shpresojë se edhe në ditët e tjera do të jetë ashtu”.
“Kjo periudhë shpresoj që do të shfrytëzohet deri te arritja e marrëveshjes, po afektojnë këto temat e madhja në jetën e përditshme te banorëve, posaçërisht në komunën veriore, që është një komunë e re, nuk mund t’i përballojë të gjithë këto telashe, që janë të imponuara apo të importuara nga jashtë”, shtoi ai.
“Nuk po mundemi të merremi me tema normale, me qytetarët, apo tema me çka jemi të thirrur”.
“Mbesin këto problemet teknike, nuk ka parkingje, në vend se të bisedohet për sigurinë në trafik, si të bëhet transporti urban, jemi kapur rreth targave”.