Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se propozimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, është rezultat i punës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Molliqaj në Politiko, më tej ka deklaruar se ky plan është negocim më shumë se njëvjecar i Qeverisë Kurti me këto qendra.
“Plani gjeramano-francez është negocim më shumë se njëvjecar i Qeverisë me këto qendra. Absolutisht, nuk janë të fshehta, kurrë një propozim nuk të vjen i cili nuk i pyetë palët, ata bëjnë pyetje, nuk të pyesin fjalë për fjalë…Kështuqe pse është përgjegjësi e Kurtit është sepse si rezultat i qasjes së tij, i dijes së tij, na ka ardhë ky propozim, ky propozimi si rezultat i punës së Albin Kurtit, për të mirë e të keq duhet të marrë përgjegjësi”, ka thënë ai.