Mesnatën e 1 nëntorit ka hyrë në fuqi masa e qortimit për ata që bartin targat KM në vend të atyre RKS.
Në një lidhje direkte nga atje, gazetari Flamur Gajtani, raportoi se edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj mase, veturat në Mitrovicën e Veriut, vazhdojnë të qarkullojnë me targa KM.
Te sheshi “Car Cazar”, ku po qëndronte gazetari, u pa edhe një polic, i cili nuk është se i qortonte ngasësit e këtyre automjeteve.
Policët kufitarë edhe mbrëmë pas hyrjes në fuqi të masës së qortimit, ka pasur vetura me KM të cilat nuk kanë marrë qortime, përcjell Klankosova.tv
Kujtojmë se kjo masë do të vazhdojë deri më 23 nëntor, e pastaj do të vazhdohet me masën e gjobitjes. Nga 21 janari, mandej do të bëhet edhe konfiskimi i veturave që nuk janë me RKS.