Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja do të jetë në Grupin D

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja do të jetë në Grupin D

Emocionet e Ligës së Kampionëve do të rikthehen sonte me tetë ndeshje interesante, shkruan Gazeta Enigma.

Dy takime do të luhen nga ora 18:45, kurse gjashtë prej tyre nga ora 21:00.

Ndeshje interesante priten të jenë ato ndërmjet Liverpool – Napoli dhe Bayern – Inter, por të gjitha këto katër skuadra e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Vëmendja kryesore do të jetë në Grupin D, ku bëjnë pjesë Tottenhami, Sportingu, Frankfurti dhe Marseille.

Grupit i prinë Tottenhami me 8 pikë, Sportingu dhe Frankfurti e ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 7 pikë, kurse në vend të fundit Marseille me 6 pikë.

Marseille do ta pres në shtëpi Tottenhamin, fitorja për secilin ekip do të thotë kualifikim në fazën tjetër, raporton Gazeta Enigma.

Sportingu e pret në shtëpi Frankfurtin, e njëjta gjë vlen edhe për këto dy ekipe, fitorja i dërgon në rundin tjetër./GAZETA ENIGMA/

Related Articles