Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në kilometrin e 38-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Sot, në orët e mëngjesit në kilometrin e 38-të, të autostradës “Ibrahim Rugova”, është raportuar se ka ndodhur një vetaksident. Njësitet policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin”, ka thënë Kelani.
Kelani nuk ka dhënë detaje të tjera se a ka pasur persona të lënduar, derisa ka bërë apel te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.