Shtetasit gjerman në Aeroportin e Prishtinës i gjejnë thikë në valixhe

Shtetasit gjerman në Aeroportin e Prishtinës i gjejnë thikë në valixhe

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:15 në Aeroportin e Prishtinës, në valixhen e një personi është gjetur një thikë.

Sipas policisë, i dyshuari është shtetas i Gjermanisë dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Njësitë policore gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull shtetas i Gjermanisë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të ftohtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Related Articles