Një shqiptar ka vdekur pasi është goditur për vdekje nga kamioni.
Rasti ka ndodhur në Greqi, në lindje të Selanikut.
I ndjeri, në momentin e aksidentit kishte dal nga makina për ta rregulluar gomën e veturës së tij.
Mediat greke raportojnë se 47-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes për shkak të goditjes së fortë.
Policia po heton rrethanat e sakta të aksidentit, raporton Abcnews.al.