Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë, ku edhe ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit, ndaj personit me iniciale H.M. i cili dyshohet se kreu veprën penale “sulm seksual” ndaj një të miture 6-vjeçare.
“Më 23.08.2022, prokurori i rastit ka ngritur aktakuzë me propozimin për vazhdimin e paraburgimit të personit me inicalet H.M., në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.