Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një postimi në “Facebook” është shprehur e shqetësuar me pamjet e shfaqura në media ku një punonjëse e një shtëpie për të moshuar në Pejë, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.
“Sjellje të tilla janë të pa pranueshme dhe OIK është në verifkim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj apo siç ndodhë shpesh institucionet angazhojnë persona të pa kualifikuar e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor. Sjellje të tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë andaj OIK i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar ddhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK, do të veprohet konfirm legjislacionit në fuqi.”, thuhet në reagimin e OIK.
Nga Prokuroria bëhet se ditur se janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.