Faqja në Facebook e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë “Orenda” është e mbushur me postime. Po t’i shikosh këto postime, duket se gjithçka brenda kësaj qendre funksionon për mrekulli. Por, video që u publikua sot, ku shihet një infermiere duke e rrahur një të moshuar dhe xhirohet nga koleget e saj, e dëshmon të kundërtën.
Aty janë publikuar fotografi e video të aktiviteteve që realizohen me të moshuarit.
Fotografitë e fundit të publikuara janë nga organizimi që kanë bërë për “Halloween”.
“Sikur në shumë vende të tjera të botës ashtu edhe ne zgjodhem që për halloween të dekorojmë oborrin e Rezidences Orenda-Pejë në mënyrë që ti argëtojm sado pak banorët ????”, sipër fotografive të publikuara.
Postimi: