Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjess Demokratike e Kosovës, ka reaguar për rastin e tmerrshëm që ka ndodhur në një shtëpi te të moshatarëve, ku disa infermiere kanë rrahur një grua të moshuar.
Abdixhiku, ka thënë se ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë sonë dhe se këto raste përveç se të këpusin emocionalisht të dërmojnë me realitetin e hidhur tek i i cili jo rrallëherë po përfundojmë, shkruan lajmi.net.
Po ashtu ai ka thënë se është ndjerë i shokuar dhe i tronditur me këtë rast.
Postimi i plotë:
I shokuar e tronditur nga dhuna e ushtruar ndaj një zonje të moshuar. Edhe më shumë nga indiferenca e vëzhgueseve të kësaj dhune.
Pafuqia e asaj zonje, thirrjet e saj që s’kish kush t’i dëgjonte aty, duhet të shërbejnë si zë zgjimi për çdo insitucion shtetëror sot.
Ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë sonë. Ato përveç se të këpusin emocionalisht, të dërmojnë me realitetin e hidhur tek i cili jo rrallëherë po përfundojmë. Kapërcimi nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre në tallje e përqeshje – është përfundim i trishtë. Dhuna është problemi ynë shoqëror; dhe kundër saj duhet dhe do të ngritemi të gjithë.
VIDEO: