Aktorja e cila e kishte publikuar videon: Ma dërgoi një person i panjohur përmes rrjeteve sociale

Aktorja e cila e kishte publikuar videon: Ma dërgoi një person i panjohur përmes rrjeteve sociale

Sot publikimi i një video ku shihet duke u keqtrajtuar një e moshuar, ka ngjallur reagime të shumta. Aktorja Kaltrina Zeneli, e cila i ka publikuar e para këto pamje çnjerëzore kundër të moshuarës, tha se pamjet i ka siguruar sot nga një person anonim.

Sipas saj në fillim ka pasur frikë për t’i postuar ato pamje, por më pastaj ka vendosur ta publikojë videon në rrjetet sociale.

“Sot më ka kontaktuar një person anonim për mes rrjeteve sociale, më ka pyetur ku mi dërgu disa pamje, që ka të bëjë me një rast të dhunës, unë i kam thënë se mundet mi dërgu në polici, por më pastaj e kam shikuar videon dhe nuk kam pritur të reagojë personi dhe vet pastaj e kam publikuar në rrjetet sociale. Kam kërkuar ndihmë nga të gjithë dhe nga mediat”, tha ajo për RTK.

Sipas saj besohet se ky sulm ka ndodhur brenda dy tri ditëve, por nuk mund të thotë se ka pasur sulme të tjera, sepse nuk e din.

Zeneli shpreson se me publikimin e saj do të ketë inkurajim për të shquar në publik dukuritë negative. Sipas saj publikimi i kësaj video do të jetë motivim për të tjerët që të mos bëjnë veprime të tilla, dhe inkurajim për të tjerët që nëse kanë video të tilla të publikojnë. “Po marrë mesazhe të ndryshme, po më thonë se jam zëri që mund të flas”, tha ajo.

Related Articles